Shkencëtarët jugkoreanë mbajtën temperaturën prej 100 milionë gradë celsius për 48 sekonda
Shkencëtarët në Korenë e Jugut kanë shpallur një rekord të ri botëror për kohëzgjatjen (48 sekonda) e mbajtjes së temperaturave prej 100 milionë gradë Celsius – shtatë herë më të nxehta se bërthama e diellit – gjatë një eksperimenti të shkrirjes bërthamore, në atë që ata thonë se është një hap i rëndësishëm përpara për teknologjinë e energjisë, shkruan CNN.
Shkrirja bërthamore kërkon të përsërisë reagimin që bën diellin dhe yjet e tjerë të shkëlqejnë, duke shkrirë së bashku dy atome për të çliruar sasi të mëdha energjie, transmeton Telegrafi.
Shpesh i quajtur si ‘grali i shenjtë’ i zgjidhjeve klimatike të energjisë së pastër, fuzioni ka potencialin të sigurojë energji të pakufishme pa ndotjen e karbonit që ngroh planetin. Por ky proces në Tokë është jashtëzakonisht sfidues.