Shkencëtarët kishin kërkuar mbylljen totale të Britanisë së Madhe 

13 tetor 2020 | 16:36

Britania e Madhe është përfshirë nga vala e dytë e Covid-19 dhe rastet po shtohen shumë nga dita në ditë.
Qeveria një ditë më parë mori disa masa për të bërë kufizime të pjesshme, por mediat në vend shkruajnë se janë injoruar mendimet e shkencëtarëve.

BBC-ja bën me dije se në një takim të zhvilluar në muajin shtator shkencëtarët kishin kërkuar një bllokim të shkurtër të të gjithë vendit që të arrihej frenimi i revanshit të koronavirusit.

Sipas ekspertëve, një mbyllje e menjëhershme do të ishte mënyra më e mirë për të kontrolluar rastet me koronavirus. Laburistët kanë reaguar lidhur me dokumentet e publikuara në media dhe shprehen se këshilltarët janë injoruar.

Ndërkohë, që disa rajone rrezikohen të mbyllen, pasi rastet sa vijnë e shtohen. Liverpool mund të jetë rajoni i parë që do kalojë në nivelin e alarmit “shumë i lartë”, ku rrezikohen të mbyllen baret, lokalet, takimet me të tjerë dhe udhëtimet jashtë zonës së banimit.

Nga ana tjetër kryeministri i britanik, Boris Johnson tha se pikat e shitjes me pakicë, shkollat ​​dhe universitetet do të qëndrojnë të hapura në të gjitha zonat e Anglisë.

Kryeministri shtoi se sistemi i alarmit për Anglinë mund të ketë sukses në reduktimin e rasteve nëse do të zbatohej sipas protokolleve të hartuara nga ekspertët./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur sot përfaqësuesit e Shoqatës së…