Shkencëtarët krijojnë arin plastik
16 janar 2020
| 11:26
Një grup shkencëtarësh nga ETH Cyrih i Zvicrës kanë vendosur se si të prodhojnë ar në laborator.
Ari i tyre peshon pesë deri në 10 herë më pak se ari tradicional 18 karat dhe mund të përdoret për të zbukuruar bizhuteri që do ta ruanin vlerën e tij, por do të ishin dukshëm më të lehta.
Përzierja klasike e arit 18 karatësh është e përbërë nga tre të katërtat e arit dhe një të katërtën e bakrit, ari i ri është bërë me fije proteine dhe polimere të lateksit për të krijuar një matricë që mbyll disqet e hollë të nanokristalëve të arit.