Shkencëtarët në Francë masin ‘lumturinë’ e delfinëve
29 maj 2018
| 11:00
Shkencëtarët, të cilët punojnë me delfinët në parkun ujor afër Parisit, janë përpjekur t’i masin ndjenjat e delfinëve që jetojnë në rezervate.
Kërkuesit thonë se ky është projekti i parë për ta ekzaminuar gjendjen e delfinëve gjatë kohës që janë ‘në robëri’ dhe cilat aktivitete ata pëlqejnë më shumë.
Ata zbuluan se gjitarët ujorë parapëlqejnë të bashkëveprojnë me një njeri të njohur për ta.