Shkencëtarët rindërtojnë fytyrën e Neandertalit që jetoi 75,000 vjet më parë

02 maj 2024 | 23:05

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë realizuar një rindërtim 3D të fytyrës së një Neandertali, parardhësit të njeriut, i cili u zhduk rreth 40 vite më parë.

Fotoja tregon fytyrën e një gruaje që ka jetuar rreth 75 mijë vite më parë në planetin tonë. Imazhi i fytyrës 3D të gruas u ndërtua nga shkencëtarët bazuar në mbetjet e copëtuara të një kafke e cila është gjetur në vitin 2015 në shpellën Shanidar në Kurdistan.

Me lejen e autoriteteve atje, Arkeologët Britanikë morën mbetjet e kafkës dhe i transferuan ato drejt Mbretërisë së Bashkuar ku shkencëtarët punuan për të bashkuar copëzat dhe për të rikrijuar kafkën e gruas e cila besohet se ka ndërruar jetë kur ka qenë 40 vjeç.

Pas formimit të kafkës një proces ky i cili mori më shumë se një vit kohë dy artiste holandezë të cilët njihen për aftësinë e tyre për krijimin e imazheve apo videove 3D bazuar në anatomikën e njerëzve të lashtë nga kockat dhe mbetjet e tyre fosile krijuan pamjen e parë të gruas neandertalë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë, për atë…