Shkencëtarët, Trumpit: Ndërprerja e fondeve është krim kundër njerëzimit

15 prill 2020 | 09:13

Ekspertë të njohur mjekësorë e kanë cilësuar të tmerrshëm dhe krim kundër njerëzimit vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërprerjen e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Vendimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u kritikua edhe nga sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i cili tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë është absolutisht kritike për përpjekjet e botës që të fitohet lufta kundër Covid-19, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Richard Horton, redaktor i revistës mjekësore “Lancet”, tha se vendimi i Trumpit është krim kundër njerëzimit. “Secili shkencëtar, secili punëtor shëndetësor, secili qytetar duhet të rezistojë dhe të rebelohet kundër kësaj tradhtie të tmerrshme ndaj solidaritetit global”, shkroi ai.

Dr. Amesh Adalja, profesor në Qendrën për Siguri të Shëndetit në Universitetin “Johns Hopkins”, tha se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë gabime dhe mund të ketë nevojë për reformim, por kjo duhet të bëhet pasi të ketë kaluar kriza e pandemisë.

Dr. Nahid Bhadelia, infektologe dhe profesoreshë e mjekësisë në Universitetin e Bostonit, tha: “Ngrirja e fondeve për OBSh-në është një fatkeqësi absolute. OBSh-ja është partnere teknike globale, platformë përmes së cilës shtetet i ndajnë të dhënat. Sytë tanë janë në fushën globale të kësaj pandemie”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ekipe të ndryshme të shkencëtarëve…