Shkencëtarët vënë re fenomenin e çuditshëm që po ndodh me bërthamën e Tokës, ka ndikuar në kohëzgjatjen e ditës

10 shkurt 2025 | 19:52

Bërthama e Tokës po pëson ndryshime të papritura strukturore, kështu është shprehur një grup shkencëtarësh. Ata kanë zbuluar se bërthama e brendshme e planetit tonë po ndryshon natyrën e saj fizike.

Këto ndryshime mund të kenë ndikuar pak edhe kohëzgjatjen ditës, besojnë studiuesit.

Ndërsa shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të vetëdijshëm për ndryshimet në bërthamën e brendshme të Tokës, shumica e hulumtimeve që e vlerësojnë atë kanë studiuar mënyrën se si ajo rrotullohet. Por tani shkencëtarët kanë zbuluar se lloje të tjera aktivitetesh po ndodhin nën këmbët tona.

Bërthama e brendshme gjendet 4800 kilometra nën sipërfaqen e Tokës. Graviteti e mban atë brenda bërthamës së jashtme të lëngshme dhe të shkrirë.

Studiuesit kishin filluar punën e tyre duke kërkuar të analizonin ngadalësimin e rrotullimit të bërthamës së brendshme. Por ndërsa po studionin këtë, ata gjetën prova që bërthama e brendshme nuk është e ngurtë në mënyrën se si mendohej më parë.

Kjo u zbulua kur shkencëtarët panë punën e sizmiografëve ndër dekada, të cilët përshkruajnë tërmetet. Bërthama e ngurtë e Tokës duket se po kthehet në formë të lëngshme.

Në fakt, bërthama mund të kalojë përmes një procesi të njohur si “deformim viskoz”, ku forma e saj ndryshon dhe ndërvepron me bërthamën e jashtme.

Studiuesit fillimisht u hutuan nga të dhënat, të cilat përfshinin 121 tërmete të përsëritura nga 42 vende pranë Ishujve të Jugut të Antarktidës. Studiuesit vunë re një grup valësh sizmike që dukeshin të dallueshme, duke treguar se kishte më shumë aktivitet fizik në bërthamën e brendshme.

“Bërthama e jashtme e shkrirë është e njohur gjerësisht si e turbullt, por turbulenca e saj nuk ishte vërejtur të prishë bërthamën e brendshme në një shkallë kohore njerëzore”, tha John Vidale, nga Kolegji i Letrave, Arteve dhe Shkencave të USC Dornsife dhe kërkuesi kryesor i studimit.

“Ajo që ne po vëzhgojmë në këtë studim për herë të parë ka të ngjarë që bërthama e jashtme të ndikojë bërthamën e brendshme.”

Puna përshkruhet në një punim të ri, “Ndryshueshmëria në shkallë vjetore si në shkallën e rrotullimit ashtu edhe në sipërfaqen afër bërthamës së brendshme të Tokës”, botuar në revistën Nature Geoscience.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka…