Shkencëtarët zbulojnë akull në Mars
26 dhjetor 2018
| 11:15
Një imazh i lëshuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës jep një vështrim mahnitës në atë që duket si një krater i mbushur me akull në Mars. Ky zbulim është mjaft i dukshëm edhe me sy të lirë.
Shkencëtarët e ESA-së “European Space Agency” kanë publikuar një pamje të kraterit Korolev, me një gjerësi prej 82 kilometrash (50 milje) të mbushur me akull, që arrin afërsisht dy kilometra thellësi.