Shkencëtarët zbulojnë fenomenin e pashpjegueshëm që ndodh në sipërfaqen e diellit
06 gusht 2020
| 11:27
Shkencëtarët kanë zbuluar një fenomen që ka ndodhur në sipërfaqen e diellit. Studiuesit në observatorin e Radios Metsahovi kanë gjetur zona të quajtura “ndriçime radio” në pjesë të shumta të diellit.
“Burimet e tjera të përdorura nuk shpjeguan shkakun e ndriçimit. Ne nuk e dimë se çfarë i shkakton ato fenomene. Ne duhet ta vazhdojmë studimin tonë”, ka thënë shkencëtari Juha Kallunki.
Studimi i minimumit diellor, periudha gjatë së cilës fusha magnetike e diellit është më e dobët, ka zbuluar edhe informacione të tjera të reja.
Shkencëtarët më parë kanë besuar se sjellja e diellit gjatë këtyre minimumeve ishte pasive dhe aq pak kërkime ishin bërë për veprimtarinë e yllit tonë më të afërt gjatë momenteve të tij më të qeta.