Shkëncëtarët zbulojnë hilen e kërcimit të Michael Jackson
Michael Jackson mbetet një nga mitet e muzikës dhe artit edhe rreth 12 vite pas vdekjes. Legjenda vazhdon të jetë një personazh tërheqës nga historitë dhe videot e tij që përfshijnë detaje të pabesueshme. Ai mund të këndonte dhe kërcënte në një mënyrë që askush tjetër nuk mund ta bënte.
Një nga talentet e tij të paimitueshme ishte kërcimi që njihej si ‘moonëalk’, kur ai rrëshqiste në skenë, si dhe kur sfidonte gravitetin, kërcim të cilin e bëri për herë të parë në videon e këngës ‘Smooth Criminal’ në 1988-n.
Një grup shkencëtarësh dhe fansa të Michael Jackson publikuan një letër në Journal of Neurosurgery duke u përpjekur të shpjegojnë përkuljen në 45 gradë, gjë të cilën e bënte duke qëndruar drejt dhe pa u mbajtur askund.
Shkencëtarët thonë se Michael “bënte me hile”. Thjesht nuk është në aftësitë e njeriut për ta bërë atë lloj përkuljeje.
Neokirurgu Manjul Tripathi, shpjegoi saktësisht pse kjo është e pamundur fizikisht, duke shtuar faktin që përkulja 25 ose 30 gradë është maksimumi që mund të bëjë njeriu pa u rrëzuar.
Kjo ndodh sepse kur përkulesh aq shumë, muskujt në kyçet e këmbëve përpiqen të mbështesin të gjithë peshën në vend të muskujve të shtyllës kurrizore që ecin paralel me rruazat e tjera. Ata “veprojnë si kabllo”, shpjeguan shkencëtarët dhe janë një mbështetje për trupin. Kaviljet? Jo.
Atëherë, si ia doli Michael Jackson? Falë këpucëve speciale.
Një patentë e paraqitur nga Michael Jackson, Michael Bush dhe Dennis Thompkins në 1993-n paraqiti detajet se si funksiononin këto këpucë unike. Këpucët kishin një fole tek taka e thembrës e projektuar posaçërisht që të hiqej dhe të vihej. Secila këpucë gjithashtu kishte një si lloj gozhde, që dilte nga sipërfaqja, e cila dilte thjesht duke rrëshqitur këpucën përpara, për të funksionuar si pengesë.
Por edhe me këpucë të tilla, njerëzit e zakonshëm nuk do të jenë në gjendje të bëjnë atë që bënte Michael dhe kërcimtarët e tij, sipas shkencëtarëve.
“Duhet shumë praktikë për të zhvilluar muskujt në të gjithë pjesët e trupit, për të patur fuqinë për ta bërë atë”, thonë shkencëtarët.
Në fakt, ka shumë të ngjarë që një person i pastërvitur të rrëzohej dhe lëndohej.
“Kur Michael Jackson nxori videon dhe më pas e bëri atë live në skena nëpër botë, njerëzit nuk e dinin se ai kishte këtë sistem këpucësh. Veçanërisht në Indi, ku Michael Jackson është shumë i popullarizuar, shumë njerëz u përpoqën ta kopjonin dhe disa u lënduan”.
Dhe nëse nga ky artikull iu lind dëshira për t’i bërë këto këpucë në shtëpi, mos e provoni. Thjesht shijoni performancën e tij!
Përkthyer nga BigThink. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al