Shkencëtarët zbulojnë katër lloje të peshkaqenëve që mund të ‘ecin’
30 janar 2020
| 11:24
Disa peshkaqenë mund të ecin, por jo ata të frikshmit. Ata gjithmonë kanë ecur, ose diçka e tillë, prej 9 milionë vjetësh.
Megjithatë, shkencëtarët që merren me studimin e peshkaqenëve për vite me radhë kanë analizuar ADN-në e të vetmit peshkaqen të njohur që mund të ecte për ta përcaktuar kohën e evoluimit të tyre. Ata gjetën katër lloje të tjera peshkaqenësh.
Speciet më të reja mund të kenë evoluar 2 milionë vjet më parë. Peshkaqenët që ecin, të quajtur edhe peshkaqenë ‘epauletës’ për njollat e tyre që ngjasojnë me dekoret ushtarake, ‘ecin’ nëpërmjet mollëzave të tyre muskulore për t’u ushqyer me peshq të vegjël përgjatë shkëmbinjve nënujorë të cekët dhe me barishtet e detit.