Shkencëtarët zbulojnë të dhëna të reja për temperaturat gjatë këtij viti
Muaji korrik ishte më i nxehtë i matur në tokë, që kur filluan regjistrimet më 1880, thanë shkencëtarët.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA-së, ka njoftuar të enjten se korriku ishte 0.95 gradë celsius më i ngrohtë se mesatarja e muajve gjatë shekullit të 20-të.
Korriku është përgjithësisht muaji më i ngrohtë i kalendarit, por meteorologët thonë se temperaturat e këtij viti, vendosën edhe një rekord të ri për 140 vitet e kaluara.
Rezultatet ishin pritur, pasi disa vende evropiane përfshirë Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë raportuan se korriku përmbysi rekordet e mëparshme kombëtare të temperaturave.
Temperaturat e larta janë shoqëruar edhe ekstreme tjera klimatike.
“Ngrohja e oqeaneve ka çuar në një shkrirje të hershme të akullit të detit në ngushticën e Beringut midis Rusisë dhe Alaskës”, ka thënë Rick Thoman, një specialist i klimës në Universitetin Alaska Fairbanks.
Qershori i këtij viti, kishte vendosur tashmë një rekord marramendës të nxehtësisë, krahasuar me 140 viteve të kaluara. (Rel)