Shkencëtari turk arrin të izolojë virusin Covid-19, hapi i parë drejt vaksinës

06 prill 2020 | 08:43

Një virolog turk ka izoluar me sukses koronavirusin e ri (COVID-19), në përpjekje për të prodhuar një vaksinë kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse e cila në mbarë globin ka vrarë pothuajse 68 mijë persona, raportoi sot Anadolu Agency (AA).

“Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë të universitetit tonë, Prof. Dr. Aykut Özkul, arriti me sukses të izolojë virusin SARS-COV-2, gjë që është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinës dhe ilaçeve kundër koronavirusit”, shkroi në një postim në twitter Universiteti i Ankarasë.

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, gjatë javës së kaluar njoftoi publikun se gjithsej 24 universiteti dhe tetë njësi publike të hulumtimit e zhvillimit me qindra studiues po punojnë për të prodhuar një vaksinë kundër virusit COVID-19.

Pasditen e djeshme, Turqia njoftoi se numri i vdekjeve nga koronavirusi në vend arriti në 574, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në mbi 27 mijë.

Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën dhe bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA numri i të infektuarve nga ky virus në mbarë globin ka tejkaluar shifrën 1.2 milionë, ndërkohë që rreth 253 mijë janë shëruar pas trajtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur optimizëm se rastet e…