Shkencëtari zviceran vaksinën kundër “Koronës” së pari e teston në trupin e vet

24 prill 2020 | 08:34

Një shkencëtar zviceran sfidon parashikimet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe kompanive më të mëdha farmaceutike se vaksina kundër koronavirusit kërkon minimalisht 18 muaj kohë për të dalë në treg.

Martin Bachmann, drejtor i Departamentit të Imunologjisë në Spitalin Inselspital të Bernës dhe themelues i kompanisë “Saiba Biotech”, thotë se ka thuajse gati një version të saj të prodhuar në laboratorin e tij dhe se është shumë optimist që ajo do të përdoret gjatë këtij viti në Zvicër.

Por që të realizohet projekti, ai ka nevojë jo vetëm për miratimin e autoriteteve shëndetësore vendase, por edhe për 103 milionë dollarë financim.

Bachmann thotë se ka vepruar ndryshe nga të tjerët, ku në vend të një virusi të gjallë të dobësuar, ka përdorur një “grimcë të ngjashme me virusin” për ta imituar koronavirusin, pa materialin e tij gjenetik të nevojshëm për përsëritje.

Qasja mbështetet në mashtrimin e trupave mbrojtëse për të prodhuar antitrupa që parandalojnë proteinat në formë koronavirusi të lidhen me qelizat njerëzore, pastaj të rrëshqasin brenda dhe ta shkatërrojnë atë.

Projekti i Bachmann bashkohet me rreth 70 vaksina në zhvillim në të gjithë botën, ku disa prej tyre tashmë janë testuar në njerëz.

Por shkencëtari zviceran tha se do ta testojë vaksinën te vetja në javën e ardhshme. “Nëse je i gatshëm ta testosh te të tjerët, duhet të jesh gati ta besh edhe te vetja”, shprehet ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjeku shqiptar Tritan Kalo, në një intervistë për emisionin “Real…