Shkëndija e Hajvalisë inkuadrohet në Ligën e Parë
Klubi Futbollistik “Shkëndija” nga Hajvalia e Prishtinës, është shpallur kampion i Ligës së Dytë.
Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare të klubit. KF “Shkëndija” e cila ka kryetar klubi biznesmenin Rrustem Pacollin ka fituar ndeshjen e fundit ndaj “Rilindjes”, me rezultat 3:1 dhe me ketë fitore pas rënditjes si i pari i Ligës së Dytë duke u inkuadruar në një rang më lartë.
Klubit “Hajvalia”, kupën e vendit të parë ia ka nda drejtori i Sportit në komunën e Prishtinës, Granit Rugova.
Njoftimi i plotë i K.F. “Shkëndija”
Zyrtarisht shpallemi kampion në Ligën e Dytë dhe inkuadrohemi në Ligën e Parë.
Me fitoren e sotme me rezultat 3-1 kundër Rilindjes përmbyllëm një super rrugëtim.
Kjo ishte fitorja e 22 radhazi dhe kështu përmbyllim një sezonë fantastike.
Ky ekip sot e shkroi historinë.
Sa krenar që jemi me këtë super ekip, këtë djem e këtë organizim.
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen.
Urime të gjithëve titulli kampion.