Shkëndija e ngre titullin në Maqedoninë e Veriut, Ballistët pushtojnë fushën
16 maj 2021
| 21:53
Shkëndija e Tetovës sot ka ngritur trofeun e titullit kampion në Maqedoninë e Veriut, teksa ka barazuar 1-1 ndaj Shkupit në sfidën e fundit.
Skenën kanë marrë edhe Ballistët në këtë duel, pasi ata u futën në stadium dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta. Ata donin të festonin me skuadrën e tyre.
Shkupi ndërkohë doli nga fusha dhe u rifutën sërish, pasi Ballistët braktisën tribunën “Marshin Beqiri”. Sa i takon ndeshjes, Ibraimi dhe Adem realizuan dy golat e vetëm të sfidës për secilën ekip.