Shkëndija e para për klubet shqiptare, Drita lidere për Kosovë

21 dhjetor 2022 | 12:27

UEFA ka publikuar ranglistën e klubeve që marrin pjesë në Kupat e Evropës duke i renditur sipas koeficientit që llogaritet falë paraqitjeve në pesë sezonet e fundit.

Drita është klubi me renditjen më të lartë nga liga e Kosovës, duke u renditur në vendin e 199-të, të ndjekur nga Prishtina, Ballkani, Llapi, Gjilani dhe Ferronikeli. Sa i përket ligës së Shqipërisë, Laçi është klubi që pozicionohet më së miri, duke zënë vendin e 174-të, gjersa më pas vijnë, Partizani, Teuta, Kukësi, Tirana, Vllaznia, Luftëtari. Nga liga e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija mban vendin e 151-të në ranglistën. Me koeficientin 9.500 Shkëndija jo vetëm që është ekipi më mirë i ranguar nga Maqedonia e Veriut, por udhëheq listën e klubeve edhe nga Shqipëria e Kosova.

Kosovë

199) Drita
304) Prishtina
334) Ballkani
370) Llapi
371) Gjilani
372) Feronikeli

Shqipëri

174) Laçi
254) Partizani
280) Teuta
282) Kukësi
298) Tirana
338) Vllaznia
411) Luftëtari

Maqedoni e Veriut

151) Shkëndija
185) Shkupi
356) Makedonija Gj.P.
361) Sileksi
382) Akademia Pandev
409) Renova
417) Struga
418) Vardari
418) Rabotniçki

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Persona të maskuar kanë hedhur sërish gurë në drejtim të…