Shkëndija edhe më afër kreut, fitojnë Struga e Voska
Sot janë luajtur ndeshjet e javës së 12-të, të Ligës së Parë të Maqedonisë, me Shkëndijën, Strugën dhe Voskën që shënuan fitore. Skuadra e Shkëndijës ka marrë fitore në duelin ndaj Besës dhe tani është afruar ndjeshëm me liderin Rabotniçkin në vetëm një pikë.
Ndeshja ishte mjaft e zjarrtë dhe atraktive, me dy gola që Shkëndija i shënoi në pjesën e parë. Fillimisht shënoi Florent Ramadani në minutën e 14-të, ndërsa më pas Besart Ibraimi në të 23-të. Besa arriti të zbusë disfatën me golin në minutën e 32 me autor të golit, Bashkim Velija.
Befasia e javës pa dyshim se erdhi në Shkup, aty ku po i luan ndeshjet skuadra e Gostivarit. Gjatë gjithë 90 minutave ekipi nikoqir ishte shumë më i mirë, por deri në fund nuk arriti të gjejë portën dhe barazoi 0-0 me Pelisterin.
Edhe Voska Sporti në Ohër ka treguar se ende ka për të dhënë në këtë sezon.
Skuadra nga Ohri ka fituar derbin shqiptarë kundër Shkupit, duke fituar me rezultat 3-1. Voska kaloi në epërsi në minutën e 35-t, me golin e Jahjas dhe me këtë rezultat u shkua edhe në pushim.
Shkupi pjesën e dytë e nisi mirë, duke barazuar me Tamban në minutën e 56-të, ndërsa më pas kishte edhe disa raste për të kaluar në epërsi. Por Voska përsëri arriti të merr kontrollin e lojës dhe arriti të rikthejë epërsinë në minutën e 80-të, me autor Xhemail Jahijin. Kur Shkupi po kërkonte barazimin, në minutën e dytë të kohës shtesë Pinter shkaktoi faull në zonën e rreptësisë ndaj Larson, ndërsa golin e tretë dhe të fitores bindëse për Voskën e shënoi Vukoviç.
Struga si kampion aktual kthehet me tri pikë nga udhëtimi në Shtip, aty ku mundi Tikveshin. Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Ilievski me kokë në minutën e 88-të.
Në Kratovë Sileksi dhe Rabotniçki ndanë pikët pas barazimit 1-1, kështu skuadra nga Shkupi, Rabotniçki mbetet ende lider dhe pa shijuar disfatën.
Vardari ka pësuar edhe një disfatë, kësaj radhe në shtëpi u mund nga AP Brera me rezultat minimal 1-0, kështu tani është e vetmuar në pozitën e fundit në renditje.