
Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve
16 korrik 2019
| 19:14
Shkëndija është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposht 1-2 në ndeshjen e kthimit nga Kalju.
Fitorja në Estoni (0-1) nuk i bëri shumë punë ekipit të drejtuar nga Qatip Osmani, pasi në fushën e vet u mposhtën 1-2 nga ekipi uellsian, që kalon në raundin tjetër.
Për Shkëndijën shënoi Ibrahimi nga penalltia, kurse për mysafirët shënuan Maximiliano Ugge dhe Liliu.