Shkëndija fiton derbin ndaj Sileksit, edhe Shkupi vazhdon serinë e fitoreve

23 shkurt 2025 | 17:12

Është mbyllur java e 20-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, me fitore te madhe të Shkëndijës në luftën direkte me konkurrentit direkt Sileksin.

Skuadra tetovare Shkëndija në këtë duel e gjeti veten në disavtantazh që në minutat e para me golin që shënoi Aliç, por pak minuta më vonë shifrat i barazoi Krstevski. Me këtë rezultat edhe u mbyl pjesa e parë.

Në të dytën Shkëndija luajti shumë më mirë dhe gjitha rastet i konkretizoi në gola. Epërsinë e solli Ramadani, që më pas të shënojë edhe bomberi i kuqezinjve Besart Ibraimi, ndërsa golin e katërt e shënoi Liridon Latifi për rezultatin përfundimtar 4-2. Tani Shkëndija është shkëputur në tri pikë diferencë ndaj Rabotniçkit që ka marrë pozitën e dytë, Gostivari i treti dhe Sileksi i katërti.

Ka vazhduar serinë e fitoreve edhe Shkupi, që këtë javë ka marrë fitore në fushë mysafire në Strumicë ndaj Breras. Si për koicidencë  edhe në këtë ndeshje sikurse ndaj Rabotniçkit javë më parë shënuan emrat e njejtë dhe në të njejtën renditje, Fillimisht në pjesën e parë Avornyo, ndërsa në të dytën për të vulosur fitoren shënoi Imeri. Nikoqirët shënuan një gol me Georgievskin për ta bërë më dramatike fundin e ndeshjes, por pa mundur të bëjnë më shumë.

Në derbin mes dy ekipeve shqiptare, Besa e Dobërdollit ka ndalur Gostivarin në barazim 0-0, rezultat ky që nuk i konvenon asnjërës ekip.

Rabotniçki ka marrë fitore minimale duke e mundur Voska Sportin në Shkup me rezultat 1-0.

Befasinë e kësaj jave e ka bërë skuadra e Pelisterit që në fushë mysafire në Kavadar, e ka mundur Tikveshin me rezultat 1-2, edhe pse ishte në disavatazh me rezultat 1-0. Kujtojmë se dje Struga u mund në shtëpi nga Vardari 0-2.

Java e 20-të:

Rezultatet: Shkëndija – Sileksi 4-2, Besa – Gostivari 0-0, Brera – ShkupiRabotniçki – Voska Sport 1-0 dhe Tikveshi – Pelisteri 1-2, dje Struga – Vardari 0-2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti…