
Shkëndija fiton ndaj Sileksit
23 shtator 2018
| 18:01
Skuadra e Shkëndijës ka arritur të marrë një fitore me shumë vështirësi, por në fund ato që kanë rëndësi janë pikët.
Ekipi i drejtuar nga trajneri Osmani ka fituar me rezultatin 1-2 në trasnfertën e vështirë përballë skuadrës së Sileks Kratovo. Golat për fitoren e ekipit kuqezi nga Tetova i shënuan Bojku dhe Ibrahimi, kurse për vendasit realizoi Grozdanoski. Nga ana tjetër edhe Akademija Pandev ka fituar përballë Pobedës në transfertë me rezultatin 2-4.