![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/mourinho.jpg)
Shkëndija kundër Tottenhamit, kjo është deklaruara e Mourinhos
18 shtator 2020
| 13:49
Shkëndija e Tetovës në raundin e tretë të Ligës së Evropës do të përballet me skuadrën e Tottenham Hotspur. “Spurs”-at e eliminuan Lokomotiv Plovdiv.
Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho ka thënë se nuk di asgjë për skuadrën shqiptare nga Tetova.
“Nuk di asgjë për Shkëndijën. As nuk dija për Lokomotiv Plovdivin. Tani kemi përpara ndeshjen në Angli dhe më pas do të nisim të përgatisim përballjen për në Maqedoninë e Veriut. Ajo që di me siguri është që do të jetë shumë e vështirë. Në turet me tek ndeshje, është e vështirë pasi luhet gjithçka në 90 minuta”, ka thënë Mourinho.
/Epoka e re/