Shkëndija merr fitore me aromë titulli, thyhet Shkupi

14 prill 2021 | 15:58

Janë luajtur ditën e sotme gjashtë ndeshjet në Maqedoninë e Veriut, të vlefshme për javën e 27-të në kampionat.

Shkëndija e Tetovës ka regjistruar fitoren e radhës, teksa ka mposhtur minimalisht Akademija Pandev. Kuqezinjtë e drejtuar nga Ernest Gjoka qëndrojnë të shkëputur në krye me 62 pikë, 13 pikë më shumë se Shkupi i vendit të dytë. Pikërisht këta të fundit, janë mposhtur në shtëpi nga Belasica.

Renova ka barazuar 1-1 ndaj Vardarit dhe mbetet në vendin e 8-të, 2 pikë më shumë se Sileksi i vendit të 9-të, që rrezikon rënien. Struga Trim & Lum, ka barazuar 1-1 me Rabotniçkin.

Rezultatet

Makedonija GP-Borec             2-1
Pelister-Sileks                          3-2
Shkëndija-Akademija Pandev 1-0
Shkupi-Belasica                      0-1
Struga Trim & Lum-Rabotnicki 1-1
Vardar-Renova                        1-1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se askush nuk…