Shkëndija mposhtet nga Riga

22 korrik 2021 | 21:24

Skuadra e Shkëndijës pësoi disfatë 0-2 në terrenin e Rigës në Letoni, në sfidën e parë të Ligës së Konferencave. Skuadra vendase shfrytëzoi dy gabimet e mbrojtjes kuqezi, ndërsa skuadra nga Tetova meritoi së paku të shënojë golin e parë evropian këtë verë.

Nga aksioni më serioz skuadra e Rigës avancoi me 1-0. Pas rivënies nga këndi dhe reagimit të dobët të mbrojtës së Shkëndijës, me një prekje të vogël me kokë shënoi Uesli Nata. Skuadra tetovare hapi lojën dhe krijoi disa raste por jo edhe për ti konkretizuar deri në fund. Në minutën e 36-të Qaka ishte në zonë dhe prekja e tij , ndalohet nga portieri vendas dhe përfundon në shtyllë.

Në fillim të pjesës së dytë, Shkëndija morri iniciativën që të barazojë rezultatin, mirëpo një gabim i Ramadanit u konkretizua nga Vukalko për 2-0, në minutën e 52. Shkëndija në minutën e 66-të sërish godet shtyllën , ndërsa Besart Ibraimi kërkoi penalti pak më vonë kur mbrojtësi vendas luajti me dorë në zonën e 16 metërshit, por gjyqtari kryesor tregoi vetëm në rivënie nga këndi.

Ndeshja e kthimit në mes Shkëndijës dhe Rigës, do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e djeshme me shumicë…