
Shkëndija ndihmon Shqipërinë
29 nëntor 2019
| 17:25
Fatkeqësia natyrore që goditi Shqipërinë ka solidarizuar jo vetëm shtetet e shumta, por edhe shumë klube futbolli. Edhe pse futboll në Shqipëri nuk do të luhet të paktën deri në javën tjetër, në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojnë të luhen normalisht sfidat e javës së 17.
Shkëndija do të përballet me Shkupin në shtëpi dhe klubi ka vendosur që të ardhurat nga shitja e biletave të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e goditura nga tërmeti në Shqipëri.
Gjithashtu, klubi në këtë çast ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të shkojnë sa më shumë në stadium për të blerë bileta.