Shkëndija në kërkim të historisë
Shkëndija e Tetovës do grupet e Evropa Ligën. Kuqezinjtë prej vitesh i afrohen kësaj arritjeje, por shorti nuk ka qenë bujar. Një sezon më parë u rezervoi si kundërshtar Milanin, kurse këtë vit do të përballen me Rosenburgun. Ndeshja e parë luhet sot në Norvegji.
Gjithçka nis nga ora 20:45 dhe kjo ndeshje transmetohet edhe në “Supersport”. Trajneri Qatip Osmani u ka dhënë direktivat lojtarëve të tij, që duhet të bëjnë ndeshjen perfekte për të shpresuar në kualifikimin në grupet e Evropa Ligë.
“E kemi analizuar kundërshtarin dhe mund te them se bëhet fjalë për ekipin më të suksesshëm në Norvegji, ndaj kemi respekt të madh. Rosenborgu është skuadër me shumë eksperiencë, ky është realiteti, por Shkëndija do të bëjë çmos për të kaluar këtë pengesë, për të hyrë më pas në grupet e UEFA Europa League”, është shprehur kreu i bankinës së Shkëndijës, Qatip Osmani.
Para medieve doli edhe kapiteni Armend Alimi: “Jemi të vetëdijshëm se na presin dy ndeshje të vështira kundër Rosenborgut, mirëpo ne jemi të përgatitur për të bërë hapin e madh në historinë e klubit dhe shpresoj se mund t’ia arrijmë qëllimit”.