Shkëndija rikthehen në radhët e veta Kamer Qakën

05 janar 2023 | 16:41

Shkëndija ka rikthyer Kamer Qakën në Tetovë. Mesfushori nga Peja, i cili numëron katër ndeshje me kombëtaren shqiptare, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin shqiptar që ka dominuar futbollin e Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit.

27-vjeçari ishte pjesë e Shkëndijës në periudhën janar 2021- janar 2022, me kuqezinjtë fitoi titullin kampion dhe më pas u transferua në Hungari tek ekipi Mezokovesd.

“Për mua është kënaqësi që kthehem te një klub ku kam luajtur më parë, por sinqerisht Shkëndija, Tetova dhe ‘Ballistët’ më kanë lënë shumë përshtypje pozitive dhe këtë vendim e marr me shumë dëshirë”.

“Në vitin 2021 fituam titullin kampion me Shkëndijën dhe unë vij sërish këtu për të triumfuar. E njoh klubin, ambiciet dhe gjithçka që rrethon Shkëndijën dhe vij me shumë entuziazëm për të bërë sa më mirë”, u shpreh Qaka pas firmosje së kontratës.

Shkëndija renditet përkohësisht në vendin e tretë në kampionat me 28 pikë, nëntë më pak se Struga kryesuese që ka zhvilluar një ndeshje më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FIBA 3x3 Challenger Prishtina dhe FIBA 3x3 Womens’s Series do…