Shkëndija shkatërron Vardarin dhe rikthen kreun

29 shtator 2024 | 16:40

Java e tetë e Ligës së Parë të Maqedonisë ka sjellë rezultate interesante, me Shkëndijën e Tetovës që ka mundur me rezultat të thellë Vardarin, duke e rikthyer pozitën e parë.

Kuqezinjtë nga Tetova kanë harruar disfatën e mesjavës nga Gostivari, duke e mundur Vardarin me rezultat 4-0.

Që në pjesën e parë futbollistët tetovar paralajmëruan se do të fitojnë me rezultat të thellë. Golat u shënuan si në shirit filmi, me Trumcin që realizoi në minutën e  3-të, pastaj në të 13-tën Ibraimi dhe super gol shënoi në të 27-tën.

Në pjesën e dytë Shkëndija menaxhoi mirë lojën, duke mos u sforcuar shumë, ndërsa në minutën e 73-t, ishte Florent Ramadani që realizoi një super gol për rezultatin 4-0, që doli të jetë dhe rezultati përfundimtar. Me këtë fitore Shkëndija përsëri ka marrë kreun e renditje në tabelë, duke lënë pas vetes Rabotniçkin dhe Gostivarin.

Derbi tjetër u luajt në Strugë, ku dy ekipet shqiptare Struga dhe Gostivari e mbyllën ndeshjen në barazim 2-2. Struga dy herë kishte epërsi, por Gostivari arrit që të rikthehej. Kampionai aktual kaloi në epërsi me Kehinden, ish-sulmuesi i Gostivarit në minutën e 25-t, ndërsa Gostivari barazoi me Aydogan në minutën e 36-t. Struga riktheu epërsinë në minutën e dytë të kohës shtesë të 45 minutav etë para me Compaoren, ndërsa Gostivari barazoi në të 85-tën me Simonovskin. Pikërisht kur u barazua rezultati kishte një tollovi mes futbollistëve të të dy ekipeve, që rezultoi me ndërprerje të ndeshjes, e që arbitri kryeso u detyroi të jap 12 minuta kohë shtesë. Por deri në fund asnjëra ekip nuk arriti që të ndryshojë rezultatin.

Ekipi i Besës së Dobërdollit ka fituar derbin tjetër shqiptar duke e mundur Voska Sportin me rezultat minimal 1-0, por që u dhanë tri pikë shumë me vlerë. Autor i golit të vetëm ishte Remzifaik Selmani që në minutën e 11-t.

Shkupi nuk po arrin të rimerr veten,  vazhduar përsëri me avazin e vjetër, pas një fitore dhe një barazimi në javën e 6-t dhe të 7-t, sot është mundur nga Rabotniçki me rezultat 2-1. Edhe pse Shkupi kishte lojë më të mirë, duke dominuar skuadrën tjetër nga Shkupi, nuk arriti të konkretizoj një sur rastesh. Rabotniçki që mbetet ekipi i vetëm që nuk ka shijuar disfatën, kishte epërsi prej 2-0, fillimisht me golin e shënuar në minutën e 38′ me anë të iranianit Reghba.  Në pjesën e dytë Shkupi u ndëshkua me autogolin e sllovakut Pinter në të 56-të, ndërsa humbjen e zbuti me golin e Stojanovskit në të 78-tën.

AP Brera është treguar e pamëshirshme ndaj Pelisterit duke e mundur me rezultat 4-0, ndërsa ndeshja e vetme ku nuk u shënua asnjë gol, ishte përballja Tiveshi – Sileksi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane tha të dielën se vrau 37 militantë islamikë…