
Shkëndija, tepër e fortë për Renovën
24 nëntor 2019
| 15:39
Shkëndija e Tetovës e fitoi me rezultatin e thellë 6-1 derbin ndaj skuadrës së Xhepçishtit, Renovës, duke vazhduar ngjitjen, teksa përfitoi edhe nga ndalesa që Shkupi i bëri Vardarit, për t’u afruar edhe më shumë me kreun.
Omar Imeri, Alimi, Besar Ibraimi, Agim Ibraimi, Fazli dhe Totre shënuan për skuadrën e Ernest Gjokës, ndërsa golin e nderit për Renovën e shënoi Selmani.