Shkëputet kabina e teleferikut, vdesin 9 persona

23 maj 2021 | 15:32

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në provincën e Verbania-Cusio-Ossola të Italisë. Një kabinë teleferiku në Stresa-Mottarone me 11 persona brenda u shkëput në pikën më të lartë të saj në 1 491 metra dhe ra.

Mediat italiane raportojnë se deri tani janë konfirmuar 8 persona të vdekur, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë ndodhen edhe 2 fëmijë.

Një helikopter mbërriti menjëherë në zonë dhe dërgoi dy fëmijët e plagosur në spitalin e Torinos. Sipas mediave italiane, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të këputjes së një kavoje.

Teleferiku në zonën e Mottaron ishte hapur më 24 prill, e cila për më shumë se një vit ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arabia Saudite synon të mbjellë 10 miliardë pemë në shkretëtirë…