Shkëputet kontrata për ndërtimin e shtëpisë së kulturës ‘Ukë Bytyçi’ në Suharekë

31 maj 2019 | 16:13

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se është shkëputur kontrata për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi” në këtë komunë për shkak se operatori ekonomik ka shkelur kushtet e kësaj kontrate.

Muharremaj ka theksuar se komuna që drejton do të ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe do të vazhdojë me procedurat e reja për këtë projekt, në mënyrë i njëjti të realizohet në afatin sa më të shpejt.

“Përkundër insistimit të Komunës së Suharekës që ky projekt të realizohet, operatori ekonomik nuk ka treguar gatishmëri për t’i përfunduar punimet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues dhe kontratës. Komuna do të ndërmerr të gjitha masat ligjore dhe do të vazhdojë me procedurat e reja për këtë projekt, në mënyrë që i njëjti të realizohet në afatin sa më të shpejt të mundshëm. Jam i vendosur me sinqeritetin më të madh që ky projekt të realizohet, dhe për këtë ju garantoj me angazhimin dhe vullnetin tim”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizuar nga edukatoret dhe fëmijët e çerdhes në Malishevë, të…