SHKK-ja dhe Help Kosovo vazhdojnë bashkëpunimin
Në kuadër të projektit, “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020”.
Help Kosovo ka mbështetur me pajisje për saldim Qendrën Korrektuese në Dubravë. Po ashtu, dymbëdhjetë të burgosur do të përfitojnë trajnim profesional për saldim me ISO certifikim.
Përmes këtij projekti synohet të ndikohet në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur.
Qëllimi i përgjithshëm i programit është që të fuqizojë grupet e cenueshme ekonomikisht dhe sociale, në këtë mënyrë, të dënuarit inkurajohen të mësojnë aftësitë e nevojshme profesionale të saldimit për t’i ndihmuar ata që pas përfundimit të dënimit të vazhdojnë punën si saldues.
Me këto projekte, Shërbimi Korrektues i Kosovës, synon të korrektojë dhe risocializojë të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fondamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin.
/Epoka e re/