ShKK-ja lejon vikendet e rregullta për të burgosurit e vaksinuar

04 tetor 2021 | 15:56

Shërbimi Korrektues i Kosovës(ShKK) ka njoftuar se nga nesër, 05 tetor, do të fillojë me lejimin e vikendeve të rregullta për të burgosurit e vaksinuar.

“Lehtësimi i masave ka filluar në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, komfor gjendjes epidemiologjike, vaksinimit nëpër institucione korrektuese dhe vendimeve të Qeverisë.  Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, është thënë në njoftimi për media të ShKK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e katërt në Art Motion Superligën e Kosovës në…