ShKK-ja tregon se kur janë infektuar me Covid-19 pesë zyrtarë korrektues në Mitrovicë
07 prill 2020
| 15:04
Pesë zyrtarë korrektues dhe një punonjëse shëndetësore e Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, janë infektuar me koronavirus.
Mirëpo Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë me dije se rastet janë identifikuar me 31 mars.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) sqaron për opinionin publik se mbas raportimit të sotëm neper medie për gjashtë punonjësit e ShKK-së të infektuar me Covid-19 , ShKK njofton se pesë zyrtarët korrektues dhe një punonjës shëndetësor të prekur nga Covid-19, janë rastet të cilat janë identifikuar me 31 mars 2020. Të njëjtit janë punonjës të Qendrës së Paraburgimit Mitrovicë dhe si mbas rekomandimeve të IKShPK-së, të njëjtit janë në vet karantinë”, ka njoftuar ShKK-ja.