SHKK parandalon futjen e kontrabandes në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë
Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.
Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitorët është tentuar të futen mjete monetare.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç ‘rast kanë lokalizuar mjetet monetare. Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.
I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.