ShKK tregon me video “profesionalizmin” për transportimin e të burgosurve
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka publikuar një video në Facebook për të treguar “përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë” të Njësitit Përcjelljes të Personave të Burgosur në transportimin e të burgosurve.
“Në këtë video, do të keni mundësinë të shihni përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë të këtij njësiti të veçantë, i cili garanton sigurinë dhe mbikëqyrjen e personave të burgosur gjatë transportimit të tyre”, shkruan SHKK mbi videon e publikuar.
Kjo punë, SHKK thotë se “kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë”.
“Një angazhim për siguri dhe drejtësi në çdo mision. Na ndiqni për të vlerësuar këtë shërbim të rëndësishëm dhe për të kuptuar përse siguria është gjithmonë prioriteti ynë më i madh!”, thuhet në postimin e Shërbimit Korrektues.