Shkodër, mbyten katër persona në liqen nga stuhia
Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi, si dhe një djalë nga Podgorica u mbytën këtë të dielë në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën me të cilën ata po lundronin.
Lajmi është dhënë nga Radojica Rašović, një tjetër person që ishte në të njëjtën varkë me viktimat, raporton media malazeze “Vijesti”.
Sipas dëshmitarit janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, si dhe një djalë, i cili u përpoq t’i shpëtonte ata.
Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastirin “Vranjina”, por të tjerët arritën të dilnin në breg, duke shpëtuar rrjedhimisht.
Ekipet e shpëtimit ndodhen ende në vendin e ngjarjes. Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviç konfirmoi për “Vijesti” se, një trup është gjetur ndërsa po kërkohet për personat e tjerë.
Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.