Shkodra gruaja më e votuar në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të Aleancës
23 qershor 2018
| 20:29
E para e gruas e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherit dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal Magbule Shkodra, shtë gruaja më e votuar, në Kuvendin e VIII Zgjedhor të Aleancës.
“Me rastin e shpalljes së rezultateve të Kuvendit të VIII Zgjedhor, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shfrytëzoj rastin që publikisht t’i falënderoj të gjithë strukturat e Aleancës, delegatët dhe të gjithë përkrahësit e mi, për besimin e tyre, që të jem pjesë e Këshillit Drejtues të Aleancës’’, ka shkruar Shkodra në profilin e vet në “Facebook”.