Këtë takim e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra njëherit Koordinator Nacional për Strategjinë Shtetërore Kundër Narkotikëve, i cili u njoftua rreth aktiviteteve të institucioneve rreth shënimit të ditës ndërkombëtare të drogave.
“Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë më të mirën e mundshme për luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie, si dhe vazhdojnë me përkushtim serioz luftën kundër narkotikëve”,tha Shkodra.
Gjithashtu në këtë takim u raportua se Policia Kosovës është duke zbatuar Urdhrin Operativ “Stop Drogave në Shkolla” si dhe në bazë të statistikave të prezantuara nga kjo e fundit, janë arritur rezultate të mëdha në luftën kundër narkotikëve.