Shkodra: Jo linçimit të ushtarit Azem Kurtaj deri në përfundimin e hetimeve!
Pas incidentit të ndodhur ditën e premtë në komunën e Shtërpcës, ku janë plagosur dy të rinjë serb, që dyshet se janë plagosur nga pjesëtari i FSK-së, Azem Kurtaj, ka reaguar profesori universitar, Selami Shkodra.
Shkodra ka kërkuar që të mos bëhet linçimi i ushtarit Kurtaj pa përfunduar hetimet rreth rastit të ndodhur.
“Jo linçimit të ushtarit Azem Kurtaj deri në përfundimin e hetimeve!”, ka shkruar Shkodra:
Postimi i plotë i Shkodrës:
Jo linçimit të ushtarit Azem Kurtaj deri në përfundimin e hetimeve!
Nëse ushtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës ka qenë i sulmuar nga turmat e që në shpesh raste në festa ato janë edhe të dehura apo prapa sulmit ndaj ushtarit fshihet ndonjë skenar nga ata që sja dojnë të mirën shtetit të Kosovës siq janë edhe indicjet e para që i njëti ka qenë i sulmuar dhe i njëjti ka vlerësuar se i rrezikohet jeta, sipas dëshmive të deri tanishme ka shti me armë dhe nuk ka pasur qëllim marrjen e jetëve të njerzëve po evitimin e rrezikut.
Konsideroj që i njëjti ka mbrojt jetën dhe integritetin e tij trupor, po ashtu ka mbrojt edhe dinjitetin e ushtarit të Kosovës së sotme dhe dinjitetin e ushtarit të lirisë së Kosovës.