Shkodra përforcon Liburnin
06 shkurt 2018
| 10:57
Arbër Shkodra është përforcimi i radhës i Liburnit. Shkodra llogaritet si njëri nga talentet më të mirë në Superligën e Francës, kurse se fundi ka mbrojtur ngjyrat e Orchies Douai Futsal, klub i cili bënë gara në ligën elitare të Francës.
Në këtë mënyrë Shkodra bëhet përforcimi i dytë për skuadrën gjakovare, pasi i pari ishte Valdrin Qestaj.
“Shkodra edhe më herët ishte pjesë i klubit tonë në sezonin 2015/216 ku Liburni e humbi në fund titullin e kampionit. Me ardhjen e Shkodrës dhe lojtarëve në dispozicion Liburni qëllim kryesor e ka mbrojtjen e dy titujve atë të Kupës së Kosovës dhe mbrojtjen e titullit e kampionit”, thuhet në njoftimin e Liburnit.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)