Shkodran Dakaj dhe “Armagedoni” i dhurojnë libra shkollës “Esad Mekuli”

15 qershor 2021 | 12:32

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Esad Mekuli” në fshatin Caravik të Klinës sot është pasuruar me 177 ekzemplarë të librave të gjashtëdhjetë autorëve shqiptarë dhe të huaj, botime të shtëpisë botuese “Armagedoni”. Këtë donacion të librave për këtë shkollë e kanë dhuruar ndërmarrësi Shkodran Dakaj nga fshati Caravik dhe drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj.

Vlera e librave të dhuruar është 1 001.03 (një mijë e një euro e zero tre centë).

Me rastin e dorëzimit të këtyre librave, shkolla “Esad Mekuli” donatorëve u ka dhënë nga një mirënjohje për pasurimin e bibliotekës së shkollës me libra.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Arbenitë Bashota, e cila së bashku me mësuesit Gani Jakupi, Fazli Ferati dhe Enver Bashota kanë bërë pranimin e tyre, tha se këta ekzemplarë të librave kanë qenë shumë të nevojshëm për shkollën tonë, pasi që biblioteka e shkollës ka tituj të paktë të librave për lexim, kurse kërkesat e nxënësve janë të shumta.

Ndërkaq donatorët, Agim (babai i Shkodranit) dhe Berat Dakaj, thanë se edhe në të ardhmen do ta pasurojnë këtë shkollë me tituj të ri të librave dhe me inventar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e martë) nga ora 21:00 zhvillohet përballja e dy…