
Shkodran Hoti, zyrtar përgjegjës për medie në PSD
10 maj 2018
| 15:29
Partia Socialdemokrate (PSD) në krye me Shpend Ahmetin ka nisur me kompletimin e strukturës së saj.
Kjo parti ka vendosur që Shkodran Hoti të jetë zyrtar përgjegjës për komunikim me medet.
Lajmin e ka konfirmuar sekretarja e përgjithshme e PSD-së, Aida Dërguti.
Shkodran Hoti në të kaluarën ka ushtruar funksionin e zëdhënësit në Lëvizjen Vetëvendosje.