Shkodran Imeraj largohet nga Nisma Socialdemokrate

11 nëntor 2020 | 15:08

Shkodran Imeraj i cili deri më sot ka qenë kryetar i degës së Nismës Socialdemokrate në Deçan është larguar nga ky subjekt politik.

Ai ka thënë se po largohet nga Nisma pasi tani e tutje do të angazhohet në profesionin e tij, si historian.

“Në letrën të cilën ia kam dërguar sot me 11 nëntor 2020 kryetarit Fatmir Limaj, kam falënderuar atë personalisht, pastaj kryetarin Jakup Krasniqi, Kryesinë qendrore, degën në Deçan si dhe gjitha strukturat e Nisma Socialdemokrate për përkrahjen dhe rrugëtimin e përbashkët politik nga 22 gushit 2017 e deri sot më 11 nëntor 2020”, ka shkruar Imeraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Miq të dashur, pas një rrugëtimi politik me shumë së tri vite në Nisma Socialdemokrate, nga sot jam larguar nga detyra e kryetarit të degës në Deçan, anëtarit të Kryesisë qendrore dhe anëtarësia në këtë projekt politik.
Në letrën të cilën ia kam dërguar sot me 11 nëntor 2020 kryetarit Fatmir Limaj, kam falënderuar atë personalisht, pastaj kryetarin Jakup Krasniqi, Kryesinë qendrore, degën në Deçan si dhe gjitha strukturat e Nisma Socialdemokrate për përkrahjen dhe rrugëtimin e përbashkët politik nga 22 gushit 2017 e deri sot me 11 nëntor 2020.
Me këtë rast, dua të falënderoj gjithë ata qytetarët të Deçanit e me gjere, që më kanë përkrahur në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Deçanit në tetor të vitit 2017 si dhe në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të tetorit të vitit 2019.
Tash e tutje, do të jem i përkushtuar në profesionin tim prej historiani, ku do të i ri përveshëm punës në ndriçimin dhe argumentimin e gjenocidit serb të kryer në Kosovë gjatë periudhës 1912-1999.
Nga zemra ju falënderoj të gjithëve.
Ecim tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…