Shkodran Tolaj: Ata që harrojnë të shkuarën janë të destinuar t’u përsëritet historia

09 janar 2023 | 11:26

Edhe artisti i famshëm Shkodran Tolaj ka dalë në përkrahje të kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” duke publikuar një deklaratë mbështetëse.

Kjo është deklarata e tij:

DEKLARATË MBËSHTETËSE

Që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë
Kam ndjekur me vëmendje të madhe kërkesën që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë dhe pas konsultave disa orëshe me mikun e shtëpisë sonë z.Bardhyl Mahmuti, si artist mbështes parezervë iniciativën e tij dhe Qendrës „Gjenocidi në Kosovë- plagë e hapur“ që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol unik i pëkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Sërbia në Kosovë!
Lulëkuqja paraqet në tërë botën me shekuj të tërë, simbol përkujtimi dhe nderimi për të gjithë heronjtë që dhanë jetën në shërbim të idealeve të larta njerëzore dhe që nga Lufta e Parë Botërore (1914 – 1918) luan një rol të madh në historinë e datave përkujtimore.
Edhe tek kombi shqiptar e posaçërisht në luftërat e përgjakshme, ajo ka zënë vend madje është shndërruar shpesh në himn lirie! Kështu në këngë “Lulëkuqja e Kosovës” ka simbolizuar Ganimete Tërbeshin, apo “Lulëkuqja e Koshares” ka identifikuar Mujdin Aliun! Valle të shumta janë ndërtuar mbi bazën e simbolit „lulëkuqe“ që paraqet rezistencë, flijim, vuajtje, gjak të derdhur e shpresë për liri dhe jetë!
“Ata që harrojnë të shkuarën janë të destinuar t’u përsëritet historia“ andaj vetëm duke memorizuar historinë tonë për brezat e rinj do të arrijmë ta ruajmë kujtesën kolektive plot dhembje e krenari me uratat që ajo mos përsëritet kurrë!
Uroj që më 15 janar, në Ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë, “Lulëkuqja me katër petale” të bëhet simbol zyrtar i tragjedisë sonë kombëtare të shkaktuar nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Me respekt
Shkodran Tolaj

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e njohur e sportit, Diletta Leotta, është mjaft aktive…