Shkodranët nuk e duan PD-në, por Sali Berishën

07 mars 2022 | 13:30

Në zgjedhjet e 6 marsit të organizuar në disa Bashki të Shqipërisë, tashmë kanë përfunduar rezultatet e votimeve. Partia Socialiste dhe kandidatët e saj deri tani kanë fituar në 4 bashki, ndërsa pritet të fitojnë edhe në bashkinë e Durrësit.

Siç duket vetëm Shkodra do të mbetet në duart e opozitës së bashkuar, opozitë të cilën e drejton Sali Berisha. Siç dihet Shkodra është një bastion i fuqishëm i demokratëve që nga hyrja e pluralizmit në Shqipëri. Deri tanë në këtë Bashki janë numëruar rreth 220 kuti të votimit ku kandidati i “Shtëpisë së Lirë” Bardh Spahia është duke udhëheqë me mbi 2 000 vota përpara kandidatit socialist, ndërsa kandidati i PD-së ka ngecur shumë.

Në gjashtë Bashkitë që janë mbajtur votimet e pjesshme, katër prej tyre i ka fituar Partia Socialiste. Dibra, Lushnja, Rrogozhina e Vore tashmë janë konfirmuar ndërsa në Durrës kandidatja socialiste ka krijuar në diferencë të madhe karshi kandidatëve të Berishës e Bashës.

Pra siç po ec numërimi i votave për Shkodrën, Bardh Spahia pritet të shpallet kryetar i ri i bashkisë së Shkodrës. Pas tij renditet Majlind Angoni e PS dhe Xhemal Bushati i PD-se.

Pas anulimit të tri qendrave të votimit në këtë bashki, fituesi i zgjedhjeve duhet të ketë diferencë prej 1 200 votash ndaj vendit të dytë, në të kundërtën KQZ-ja përsëritë zgjedhjet prap. /Epoka e re/.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy aktorët e famshëm hollywoodian, Michael B. Jordan dhe Will…