“Shkoi homologimi, erdhi tiketa”, Sejdiu reagon për vendimin e MI-së që të paguhet 5 euro shtesë për çdo veturë
Dardan Sejdiu, njohës i çështjeve politike, e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për pagesë të tiketës ngjitëse, që do shërbejë me qëllim të verifikimit të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve, e cila do kushtojë afro 5 euro.
Sejdiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se tiketa e ka zëvendësuar pagesën e homologimit, e cila unanimisht është votuar nga deputetët të largohet si procedurë për regjistrimin e veturave.
“Po thojnë: Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve. Vetëm 5 euro per veturë! Shkoj homologimi. Qeveria on fire”, deklaroi ai në ‘Facebook’.
Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve. . Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse.
Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve. Express.