Shkoi në ceremoninë e diplomimit në Harvard me veshje popullore, Rama publikon fotot e studentes shqiptare

06 shtator 2023 | 21:40

Artea Brahaj është studentja shqiptare që përfundoi studimet në Harvard dhe ka zgjedhur të shkojë në ceremoninë e diplomimit me veshje popullore shqiptare.

Fotot e saj që bënë xhiron e rrjetit janë publikuar nga kryeministri Edi Rama në faqen zyrtare. Krahas tyre ka shkruar se studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje popullore shqiptare.

“Artea Brahaj, studentja shqiptare që jo vetëm kurorëzoi me sukses diplomimin e saj në Harvardin prestigjioz, por na e shtoi kënaqësinë edhe më shumë duke shkuar në ceremoninë e diplomimit me veshje tradicionale shqiptare”, shkruan Rama në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të ndeshet me Çekinë në ndeshjen e parë…