Shkoi për ta kërkuar borgjin, e therën me thikë në Shipol

14 gusht 2021 | 15:54

Një rrahje masive ka ndodhur sot në Shipol të Mitrovicës, ku i riu N.H. është therr me thikë nga borgjlinjtë e tij.

Veriu.info mëson se N.H. ka shkuar për ta kërkuar borgjin që ia kishte pronari i një dyqani për prodhimin e dyerve dhe dritareve, por që aty pastaj ka filluar një rrahje fizike.

Siç, mëson Veriu.info, N.H. gjatë rrahjes është therr me thikë nga personat që i kishin borgj.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovëa, e cila po merret me rastin.

Ndërsa, vendi i incidentit është rrethuar me shirita të policisë, ndërsa si shkak i këtij rasti është krijuar kolonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga…