Shkoi për të marr shërbime, hoxha dyshohet se dhunoi viktimën në Fushë Kosovë
18 maj 2021
| 09:38
Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka dhunuar një femër.
Rasti ka ndodhur gjatë muajit maj, 2021. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Ndërkaq, “Telegrafi”, mëson se bëhet fjalë për një hoxhë në këtë qytet.
Burimet të Telegrafit bëjnë me dije se viktima ka shkuar bashkë me nënën e saj për ndihmë te hoxha.
Siç mësohet hoxha fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të pres, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka dhunuar.
Pas denoncimit të rastit, Policia ka arrestuar hoxhën.